About this Group

Close

Asambleja Biblike gjendet në Pogradec, në juglindje të Shqipërisë. Asambleja Biblike i është përkushtuar adhurimit të Perëndisë, ndërtimit të të krishterëve për jetë e shërbim dhe shpalljes së ungjillit të Krishtit. Besimtarët e Asamblesë Biblike mblidhen çdo javë bashkërisht për të adhuruar Perëndinë, duke përkujtuar Zotin në thyerjen e bukës (Darka e Zotit). Nxitja për shërbim vjen prej një dashurie vetjake për Jezus Krishtin nga ana e anëtarëve të asamblesë dhe prej dëshirës së zemrave të tyre për të lavdëruar Atë. Ne mirëpresim këdo në predikimet e ungjillit, studimet biblike, shërbesat tona të fëmijëve dhe takimet e të rinjve. Të gjithë ata që e njohin personalisht Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar janë të nxitur të bashkohen me ne në thyerjen e bukës çdo ditë të parë të javës.

Web: http://asamblejabiblike.com

No recent activity.